HomeKulturë10 poetë shqiptarë botohen në revistën “The AutoEthongrapher”

10 poetë shqiptarë botohen në revistën “The AutoEthongrapher”

Poetja nga Kosova, Vlora Konushevci, ka njoftuar së fundmi se 10 poetë dhe 10 poezi të përkthyera nga ajo janë botuar në revistën letrare, “The AutoEthongrapher”

“Përpjekjet për promovimin e poetëve tanë në botën anglishtfolëse nuk shkojnë huq. 10 poetë dhe 10 poezi të përkthyme prej meje botohen në revistën letrare “The AutoEthongrapher”! Poetët: Halil Matoshi, Dije Demiri Frangu, Ilire Zajmi, Blerina Rogova Gaxha, Ardita Jatru, Enkeleida Ristani, Manjola Brahaj, Nora Prekazi, Ardiana Prishtina & Vlora Ademi. Urime poetëve!”, shkroi ajo mes tjerash.

“The AutoEthnographer”, është revistë letrare dhe artistike amerikane e vlerësuar me shumë çmime letrare, e cila i kushtohet paraqitjes së anës krijuese të autoetnografisë, një metodë e kërkimit cilësor që bashkon autobiografinë dhe etnografinë duke përdorur përvojën e jetuar si dëshmi për t`i eksploruar dukuritë kulturore.

Është anëtare e shumë shoqatave ndër tjera edhe e CLUMP (Komuniteti i revistave letrare dhe shtypit letrar), komunitet i qindra botuesve letrar, dhe krijimet e saj janë nominuar ndër të tjera për “Pen America” dhe “Pushcart Prize”./Kult.plus/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments