Rreth nesh

 “PERSPEKTIVA”  SHUMËDIMENSIONALE 

“Perspektiva”, është gazetë e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter kulturor dhe informativ, e cila trajton tema të ndryshme shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.

Gazeta “Perspektiva” është e regjistruar në APR me nr. të vendimit BM 431/2017, më 24.03.2017 nga ana e Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva” me seli në Bujanoc.

Temat e gazetës japin kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Gazeta “Perspektiva”, ka filluar të botohet në vitin 2006, në kuadër të Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva” dhe deri tashti janë publikuar 214 numra të saj.

“Perspektiva”, dikur gëzonte statusin e revistës nacionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, botohej një herë në javë dhe në kuadër të saj publikonte shtojcën speciale mujore për fëmijë  dhe të  rinj “Diellori”, si dhe revistën mujore “Jehona”.

Në maj të vitit 2006, në kuadër të Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, shoqatë e cila merret kryesisht me zhvillimin e veprimtarive kulturore, arsimore, bibliotekare, filloi të botohet revista javore me të njëjtin emër “Perspektiva”. Mirëpo, për shkak kushteve financiare, ajo u detyrua të ndërpritet pas botimit të tre numrave të saj.

Riaktivizimi i “Perspektivës”,  ndikoi dukshëm në zbutjen e territ informative në këtë rajon, duke i hapur rrugën përsosjes dhe avancimit të informimit, si njëra nga sferat më delikate të shoqërisë sonë, duke mënjanuar ndarjet e dikurshme mbi baza etnike dhe politike si dhe duke thelluar reformat drejt pavarësimit të këtyre mediumeve.

POLITIKA REDAKTUESE:

“Perspektiva”, është revistë e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.

Temat e revistës japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi dhe të njohjes së mirë midis njerëzve nacionalitetesh të ndryshme si dhe sjellin një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira .

“Perspektiva”, mban qëndrim kritik ndaj pushtetit dhe të gjithë partive të tjera politike që veprojnë në këto komuna dhe më gjerë .

ORIENTIMET:

Në realizimin e qëllimit të vet themelor informativ, revista ka këto orientime: aktualitete nga jeta politike, kulturore dhe publike të këtij rajoni; intervistat me personalitete të njohura në vend dhe jashtë tij, tema nga historia e këtyre komunave; studime gjuhësore; problemet e arsimit; mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut; temat nga çështjet fetare, ekologjike, shëndetësia; menaxhmenti, folklori etj; prezantimi i shkrimtarëve tradicionalë dhe krijuesit bashkëkohorë etj.

RUBRIKAT:

Rubrika informative: Informon lexuesit me të gjitha ndodhitë në këto treva.  Revista fillon me komentin e saj . Kjo është një rubrikë standarde dhe interesante për lexuesit;

Rubrika për kulture: Merret  me  çështjet e kulturës në përgjithësi;

Rubrika letrare: I kushtohet krijuesve, respektivisht veprave të tyre letrare;

Krijuesit tradicionalë: Kjo rubrikë ka të bëjë me njohjen e personaliteteve dhe veprave më eminente letrare;

Reportazhet: Kanë të bëjnë me njohjen e mënyrës së jetesës të njerëzve të mjediseve të ndryshme;

Krijuesit për fëmijë: Kjo rubrikë i kushtohet këtij zhanri të krijimtarisë letrare, që sa më suksesshëm të ndikojë në krijimin e personalitetit të fëmijëve;

Rubrika etnografike: I kushtohet të drejtave zakonore dhe traditave të këtyre viseve;  

Rubrika e arteve: I kushtohet njohjes së krijimtarive artistike të personaliteteve nga kultura nacionale dhe botërore;

Rubrika e sporteve: Do të mundohet të ndihmojë në zhvillimin e sportit në këto komuna.

PLANET

Me angazhimin e sinqertë të drejtuesve të kësaj reviste “Perspektiva”, gjithnjë, po bëhet një shtëpi informative për të gjithë qytetarët e kësaj komune multietnike.

Me temat e larmishme informative, kulturore, ekonomike, politike etj. “Perspektiva” është bërë revista e cili me kënaqësi po lexohet nga të gjithë. Kjo revistë shtjellon tema nga ngjarjet më aktuale nga Lugina e Preshevës, përcjell aktivitetet nga mbledhjet e Kuvendit Komunal, pastaj përshkruan ngjarjet nga institucionet ku rrjedh jeta, për kulturën, arsimin, ekologjinë, shëndetësinë, ngjarjet sportive me kohë, më përgjegjësi, objektivisht dhe me një shkallë të lartë profesionale “Perspektiva” është bërë revista e mirëbesimit dhe i respektit.

Deri tashti janë botuar 214 numra të revistës “Perspektiva”, në të cilat janë publikuar me dhjetëra e qindra komente, opinione, reportazhe, biseda e intervista me personalitete nga jeta politike e kulturore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë kësaj periudhe në adresë të revistës “Perspektiva” kanë arritur shumë letra përshëndetëse të lexuesve, mirënjohje e certifikata nga organizata joqeveritare e ambasada siç është ajo e shefit të Misionit të OSBE-së në Beograd Hans Ola Urstad, për kontributin e dhënë në fushën mediale.

Në kuadër të projektit “Qasja e të rinjve në mediumet lokale”, të mbështetur financiarisht nga NED Washington, revista “Perspektiva”, gjatë dy muajve rresht ka organizuar trajnime me të rinjtë si dhe ka publikuar tetë punime të nxënësve, në të cilat ata kanë shprehnin shqetësimet dhe gëzimet e tyre. 

Po ashtu në kuadër të “Perspektivës”, filloi të publikohej revista për fëmijë dhe të rinj “Diellori”, i cili është mirëpritur nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të Komunës së Bujanocit dhe më gjerë. Numri i parë i “Diellorit” është botuar në maj të vitit 2007. Deri tani janë botuar 12 numra të saj. “Diellori” shpërndahet nëpër shkollat fillore dhe të mesme të rajonit të Luginës së Preshevës.

Le të dihet

Në rajonin e Luginës së Preshevës, që nga periudha e vitit 1991-2011 janë botuar një numër i vogël revistash në gjuhën shqipe, disa prej të cilave nuk kanë arritur të shkojnë as në 10 numra.

Gazeta periodike “Zgjimi” e cila dilte në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, pati një jetë shumë të shkurtër, po ashtu edhe revista partiake “Veprimi”, e cila dilte në kudër të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë.

Të njëjtin fat mediatik e pësuan edhe revista multietnike “Hapi”, e cila botohej si shtojcë speciale në kuadër të revistës “Vranjske” në Vranjë, pastaj gazeta “Bujanoci” e cila dilte në kuadër të Radio Bujanocit, vetëm 2 numra.

Në kudër të shkollava janë botuar e botohen herë pas here disa revista shkollore “Zgjimi rinor”, “Filizat” dhe revista për fëmijë “Kanarina”, e cila pas 2 numra të botimit të saj u shua.

Të vetmet revista që patën një jetë të gjatë të veprimtarive të tyre janë “Jehona”, në fillim të viteve 1991 mujore, pastaj dyjavore dhe javore. Deri tashti janë botuar 86 numra të saj. Kjo revistë ishte e vetmja që publikohej jo vetëm në Luginë e Preshevës, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Për bashkëpunëtorë kishte Rexhep Qosjen, Ramiz Kelmendin, Sabri Godon, Llukman Halilin, Kim Mehmetin etj.

Ndërsa që nga viti 2005 e këndej revista javore “Perspektiva” shënoi një rekord të botimit të saj, ajo ka arritur të shkoj deri te 214 numra të botimit të saj. Ajo gëzon statusin e revistës nacionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Këto dy revista selinë e kanë në Bujanoc, ndërsa kanë karakter rajonal. Revista “perspektiva” ka edhe webfaqen e saj:  HYPERLINK “http://www.revistaperspektiva.com” www.perspektivapress.com.

Bujanoc, 12.09.2020                                                                      Sevdail Hyseni – editor

“PERSPEKTIVA”                                                   

Javore për informim,                                                     

kulturë dhe politikë                                                                                     

Rr. K.Petroviq, 42. 

B u j a n o c, tel: 017-653-162

e-mail:  [email protected] 

www.perspektivapress.com