HomeIntervistaIntervistë me poetin e madh grek Janis Ricos

Intervistë me poetin e madh grek Janis Ricos

PA POEZI, NUK KA TË NESËRME

Poezia është mjeti im kryesor shprehës. Është mjeti i vetëm dhe më efektiv që unë zotëroj. Kur më pyesin ç’mendoj, për këtë ose atë çështje, iu them  menjëherë se iua kam dhënë, tashmë, përgjigjen me anë të poezisë sime këtyre apo atyre problemeve.

– Dëshira eksplicite e poetit s’është  që të pohojë çastin, të afirmohet në çast, të lindë në të një thelb objektiv  e subjektiv i realitetit të jashtëm, i një mendimi që identifikohet me atë objekt të jashtëm?

J. R.  – Poeti dëshmon çastin e përjetshëm duke shkuar në takim me të ardhmen. Por ai nuk shkon vetëm me aftësitë dhe intuitën  e tij, për të parashikuar; ai kërkon edhe njohuritë e mundshme dhe mundësitë e çdo hetimi sociologjik … Pa poezi nuk ka të nesërme

– Ju këndoni dhe mbroni lirinë  «gjithmonë të parën» … dhe… për këtë, zëri juaj,  është një zë universal!
J. R.
 – Poezia është pjesë e jetës. Nuk është  pjesë e vdekjes. Poezia është shprehja e skajshme. Është lufta e palodhshme kundër vdekjes, kundër çdo formë vdekjeje. Dhe vdekja nuk është vetëm fundi fizik i një njeriu, fundi i jetës së një qenieje … Jo. Vdekja merr kryesisht format e padrejtësisë dhe të shfrytëzimit, të pushtimit dhe privacionit … Ajo merr formën e frikës, mungesës së ushqimit, të mungesës së kënaqësisë … Vdekja është dëshira e ndrydhur e individëve … Dhe poezia lufton kundër të gjitha këtyre formave të vdekjes. Ajo do që të zhdukë shkaqet që provokojnë dëshpërimin, që e bëjnë njeriun të bindur, steril që e shkatërrojnë …
Kjo do të thotë se poezia merr pjesë gjithmonë në krijimin e një jete, të jetës njerëzore. Puna e saj, dëshira e saj, lufta e saj është gjithmonë jeta e pafundme, është lufta për t’i dhënë jetës fitoren… Poezia del nga errësira, nga terri, nga labirintet e paudhësisë, nga labirintet e çdo terrori, e çdo padrejtësie, e çdo tiranie … Ajo merr mbi vete ndërlikimin e gjërave dhe i dritëson … Gjen kështu, rrugët për të komunikuar me të gjithë … Në poezi flet e gjithë  bota. Dhe me të gjithë së bashku ajo është duke folur. Dhe së bashku me të gjithë, poezia kremton jetën.
  –
 Ç’manifestim madhështor optimist ..!

J. R. – Po, unë jam optimist. Kam dalë nga terri më i thellë. U  kam  mbijetuar sëmundjeve … …u kam mbijetuar torturave, madje, mund të them se kam dalë nga thellësitë e vdekjes …
Për këtë optimizmi nuk më duket i lehtë. Nuk është një mjet për të kapërcyer vështirësitë apo për t’i injoruar ato … … Optimizmi im është i patundshëm…, është i fortë, pikërisht  ngaqë vjen nga dëshpërimi.

 – Vdekja, dëmtimi, humbja kthehen shpesh në poezitë tuaja. Ju  i zhvendosni ato në një nivel të ndryshëm,  i transformoni në një triumf të jetës …  Gjejmë, kështu, një nga konstantet e poezisë suaj: kërkimin  ngulmues, për një zgjidhje, një zgjidhje për vetminë, ndoshta?

J. R. – Unë nuk kërkoj vetëm vetminë, sepse poezia nuk mund të jetë e shkëputur krejtësisht, e ndarë nga problemet jetike dhe vendimtare të botës. Poezia  ime, teli i së cilës vibron në universin tim të brendshëm, shprehet, njëkohësisht, në rrafshe të ndryshme: ontologjike, sociale, psikologjike. Përzien kujtimet historike dhe ndjenjat imediate, për të afruar gradualisht idetë, në një kohë historike dhe subjektive, të fragmentuara dhe, përmes çdo lloj veçimi, të prodhojë një imazh uniteti dhe vazhdimësie të njeriut dhe historisë së tij …
Thekse nga një intervistë më e zgjeruar. /Voal/ Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments