Me 7 korrik, Albena Mustafa ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtoreshës së Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke pasuar në këtë funksion z. Adem Hasani.
Ky emërim përbën një hap të rëndësishëm dhe inkurajues, pasi rrallëherë një grua ka qenë në krye të këtij institucioni me peshë në jetën kulturore të qytetit. Ngjarja dërgon një mesazh të fuqishëm për barazi gjinore dhe përfshirjen e grave në pozita udhëheqëse në sferën publike dhe kulturore të komunës.
Albena Mustafa vjen në këtë post me një përvojë të gjatë profesionale – ajo ka punuar për plot 29 vjet si edukatore e fëmijëve, duke fituar respektin dhe besimin e komunitetit. E njohur për përkushtimin dhe afërsinë me qytetarët, ajo pritet të sjellë një energji të re dhe një qasje të freskët në zhvillimin e jetës kulturore në Bujanoc./Perspektiva/