Angelina Mango, 22 vjeç, është fituesja e festivalit të Sanremo-s dhe do të përfaqësojë Italinë në Malmö, Suedi. Angelina u shpall fituesja e edicionit të 74-të të Sanremo-s me këngën “La noia”, të cilën e kishte shkruar së bashku me Dario Faini dhe Francesca Calearo. Votat e publikut u numëruan për të gjitha netët e e festivalit.
Gjatë fjalimit të saj falënderues ajo u shpreh se:
Falënderime të përzemërta për orkestrën, për ty, për Gio, për Fiorello, për ekipin tim, për Martën, për nënën time, për Phil, Antonio, familjen time që është këtu sonte. Faleminderit që erdhët.
Ndërkohë në finalen e edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën “Sinceramente”./Gazeta shqip/Perspektiva/