Nëse do ti kthehemi historisë bizantine arbëreshe do të përmendnim kolegjin “Corsini\Korsini”,dhe më vonë atë të “San Adriano” në San Dimetrio Corona\Shën Mitri, që lindën si identite ku të formohej kleri bizantin arbëresh me gjuhën arbërore
Është folur shumë kohët e fundit për çështjen arbëreshe përmbledhur në sintezën e saj; “Urgjenca arbëreshe”, që do të thotë: shpëtimi i saj nga asimilimi.
Nuk po ndalem në faktorin “Asimilim arbërsh”, argument ky,që është rrahur për rreth tre dekada, ku kemi qarë, por dhe abuzuar si tepër mbi këtë çështje. Në këto rreshta do të kërkoj të shtroj shikimin në një linjë të tjetër, drejt një horizont të ngrohtë, atë të ringjalljes së gjuhës arbëreshe nga vet arbëreshët.
Flitet për një inisiativë të ndërmarrë nga Eparkia e Ungrës\ Cosenza\ Itali drejtuar nga Imzot Donato Oliveri, ku popullsisë arbëreshe i ofrohen falas dy volumet e abetares\ Alfabetizzazione, por edhe kurse falas për të mësuar gjuhën arbëreshe.
Në një mesazh nga siti i tyre thuhet: ”Të dielën, më 16 prill 2023, në Kozencë, në selinë e Seminarit Dioqezan, do të fillojmë kursin hyrës të leximit të gjuhës që flasim – të xëmi të djovasëmi gjuhen çë fjasëmi, me përdorimin e dy vëllimeve “Shkrimi arbëreshe” dhuruar falas. I ngarkuar nga Peshkopi i Ungrës me këtë mision është Papas Pietro Lanza. Gjuha jonë e çmuar amtare, trashëgimia e së cilës është shprehje janë e mbrojtur”
Eparkia e Ungrës është krijuar më 13 shkurt 1919 përbledh 4 rajonet e shpërndarë në katër provincat Cozenza, Potenza,Lecce,Pescara, ku përmblidhen 25 komunitete dhe 29 parrochie te ritit bizantin. Eparkia ka mbështetur kudo dhe kurdoherë çdo aktivitet të botës arbëreshe.
Prifti arbëresh ka patur gjithmonë rolin jo vetëm për të mbajtur gjallë besimin por edhe gjuhën.
Nëse do ti kthehemi historisë bizantine arbëreshe do të përmendnim kolegjin “Corsini\Korsini”,dhe më vonë atë të “San Adriano” në San Dimetrio Corona\Shën Mitri, që lindën si identite ku të formohej kleri bizantin arbëresh me gjuhën arbërore./Perspektiva/