HomeHumor - ArgëtimBIBLIOTEKA “MEHMET JUSUFI” SHËNOI DITËN NDËRKOMBËTARE TË HUMANIZMIT

BIBLIOTEKA “MEHMET JUSUFI” SHËNOI DITËN NDËRKOMBËTARE TË HUMANIZMIT

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Humanizmit, më 19 gusht, në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë u zhvillua një aktivitet domethënës me theks tek humanizmi, solidariteti dhe fuqia e dijes.

Stafi i bibliotekës mirëpriti për vizitë ekipin nga UNHCR dhe organizata Sigma Plus ngaSerbia, të cilët dhuruan një numër të konsiderueshëm librash për pasurimin e fondit letrar të institucionit. Ky gjest përfaqëson një mbështetje të çmuar për misionin e bibliotekës në shërbim të arsimit, kulturës dhe gjithë komunitetit.

Gjatë takimit, mysafirët u njohën më nga afër me hapësirat e bibliotekës dhe punën që zhvillohet aty për promovimin e leximit, edukimit dhe kulturës së bashkëjetesës.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të kampit të refugjatëve, përfshirë dy refugjatë nga Siria të strehuar në Kampin e Pranimit dhe Tranzitit në Preshevë. Ata ndanë përvoja personale të mbushura me sfida, por edhe mesazhe të fuqishme mbi vlerat universale të humanizmit, solidaritetit dhe respektit për tjetrin.

Drejtoresha e bibliotekës, znj. Albina Azizi, falënderoi të gjithë kontribuuesit për përkrahjen dhe nënvizoi se:

“Biblioteka jonë i ka dyert e hapura për çdo bashkëpunim në të ardhmen dhe për çdo individ që jeton në Preshevë, pa dallim përkatësie apo përvoje jetësore. Humanizmi dhe dija janë ura që na bashkojnë të gjithëve.”

Ky aktivitet u mbyll me një falënderim të veçantë për të gjithë ata që me vepra e përkushtim e bëjnë humanizmin dhe dijen pjesë të përditshme të jetës sonë./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments