HomeHumor - ArgëtimBUJANOC: PROGRAM FESTIV PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

BUJANOC: PROGRAM FESTIV PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, me mbështetjen e Komunës së Bujanocit, organizoi një program të posaçëm për nxënësit që nisën klasën e parë.

Atmosfera festive u përcoll me program artistik dhe mesazhe inkurajuese për fëmijët, mësuesit dhe prindërit. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti, duke theksuar rëndësinë e ditës së parë të shkollës si fillim i një kapitulli të ri në jetën e çdo fëmije.

“Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbushur me dije, gëzim dhe arritje për të gjithë fëmijët e komunës sonë”, tha Pajaziti.

Në fund të aktivitetit, për nxënësit e klasës së parë u shpërndanë fletore dhe lapsa, si simbol i rrugëtimit të tyre të ri drejt dijes.

Ky organizim shënoi një fillim të gëzueshëm dhe motivues për më të vegjlit, duke i dhënë një rëndësi të veçantë ditës së parë të shkollës në Bujanoc./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments