HomeHumor - ArgëtimDita e Verës në Elbasan  

Dita e Verës në Elbasan  

Kur themi ditë vere, mendja të gjithëve i shkon tek Elbasani, pasi kryefjala e “Dita e Verës” vazhdon të jetë Elbasani, festë e cila edhe këtë vit, ka tejmbushur të gjithë qytetin, pa përjashtim. Edhe pse e shpallur festë kombëtare, nuk kishte si ndodhte ndryshe që kjo festë e formëzuar që në lashtësi të mos festohej në gjenezën e saj, Elbasanin.

Fillimi i Marsit shënjoi edhe startin e aktiviteteve të cilat “gumëzhinë” në Elbasan nga fëmijët, të rinjtë, artistët, valltarët, tregëtarët, artizanët, vajza e gratë, mësueset, festime të cilat e arritën kulmin gjatë të gjithë ditës së sotme, 14 Mars.
Bashkia e Elbasanit, nën kujdesin e kryetarit Gledian Llatja këtë vit solli një dekor ndryshe, një organizim ndryshe nga vitet e tjera, duke gëzuar çdo shtëpi të Elbasanit, me festa shumë ngjyrëshe ashtu si edhe lulet që çelin në këtë stinë.

“Sofra e Elbasanit”, kampionate sportive, gara ciklizmi, panaire zejesh dhe artizanale, koncerte të shumtë për fëmijët, ekspozita e makinave të vjetra “Retro” 2 ekspozita fotografike “Elbasani ndër vite” dhe “Elbasani sot e dje”, “ Defile” parada me trupat e ansambleve të gjithë qarkut, si dhe nga Maqedonia, Kosova etj. Mbrëmja e kësaj feste ku këngëtarë të njohur si Yong Zerka etj, u ngjitën në skenën e sheshit “ Gensher”, duke përformuar për disa orë për qytetarët dhe shumë miqtë e ardhur në Elbasan nga vendi dhe trojet shqipfolëse.

14 Marsi, e rigjen qytetin sërisht me atmosfera festive, pasi të gjithë elbasanllintë presin në banesat e tyre fëmijët që tu “bajnë kam” ( kush hyn i pari në shtëpi, që të sjellë mirëse gjatë të gjithë vitit), dalin sërisht në qytet.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore./ Koha jone/ Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments