Më 1 Qershor, Sheshi i Bujanocit u mbush sërish me gëzim dhe ngjyra për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Këtë aktivitet Shoqata Beyond, tashmë e ka kthyer në traditë të shumëpritur nga fëmijët dhe prindërit, një ditë ku qyteti rrezaton dashuri, lumturi dhe energji pozitive.
Me personazhe të dashura, këndime, recitime, piano, si dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese, fëmijët patën mundësinë të shprehin talentin dhe gëzimin e tyre. Çdo cep i sheshit ishte i mbushur me të qeshura dhe emocion.
Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj dite të veçantë –bashkëpunëtorët, prindërit, mësuesit, dhe natyrisht vetë fëmijët, që me praninë e tyre i japin kuptim kësaj feste.
Le të vazhdojmë së bashku ta ruajmë dhe forcojmë këtë traditë të dashur, për të festuar çdo vit fëmijërinë me dashuri dhe përkushtim! /Perspektiva/