Trupa e Teatrit të qytetit Preshevë, në Uster të Zvicrës, para bashkatdhetarëve, shfaqi dramën “Vdekja e Hijshme” me autor Mexhid Mehmeti, në regji të Kastriot Saqipit.
Trupa e Teatri të Qytetit Preshevës është e para që me vetë financim dhe vështirësi sjell shfaqje për publikun shqiptarë në Zvicër.
Bashkatdhetarët tanë çdo herë kanë dhënë të gjitha nga vetja për t’na ndihmuar andaj, unë e shoh si obligim që ne në mundësitë tona të bëjmë më të voglën për ta.
Kësaj here patëm një gërshetim të aktivitetit tonë kulturor, ku piktori Shqiprim Fejzullahu shfaqi edhe një Ekspozitë Personale .
Bashkatdhetarët shfaqën interesim të madh dhe u falënderuan dhe shijuan çaste të këndshme në shfaqje.
Po ashtu në fund për logjistikë ju ndam mirënjohje të gjithë atyre që na ndihmuan në vitin e kaluar.
Falënderojmë Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë për gatishmërinë për bashkëpunim, koordinimin dhe sigurimin e sallës./Perspektiva/
“Vdekja e hijshme” është një dramë e shkruar nga Mexhid Mehmeti. Në regji të Kastriot Saqipit ajo u interpretua nga aktorët e teatrit të Preshevës në Uster të Zvicrës.
Kjo pjesë teatrale është e bazuar në baladën e njohur të Hasan Agës e të Çikës Potureshë.
Kam fjalët më të mira për të gjithë ata aktorë që shkëlqyen me interpretimin e tyre, për regjisorin e për autorin e skenarit, që publikut i dhuruan emocione. Kishte kohë që nuk kishim parë gjëra kaq të mira, e që edhe kur në skenë është vdekja, ajo duket e hijshme. Trajtimi i temës së dashurisë ndërmjet Hasan Agës dhe Çikës Potureshë, të kujton Shekspirin me dramën e tij të njohur Romeo & Juliet. Mund të thuhet lirisht se ky është versioni shqiptar i dramës së Shekspirit, një tragjedi që përfundon me vdekjen e personazheve kryesore, për një dashuri të zjarrtë.