HomeHumor - ArgëtimFilmi “Pikë uji” përfaqëson Shqipërinë në OSCAR

Filmi “Pikë uji” përfaqëson Shqipërinë në OSCAR

“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR.

Pas thirrjes së hapur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike ERA FILM me filmin artistik me metrazh të gjatë «Pikë Uji», me regji nga Robert BUDINA.

Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturën e paraqitur nga shtëpia kinematografike Era film për filmin “Pikë Uji” si përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë “International Feature Film në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR.

“PIKË UJI” — Një thriller emocionues që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore. Aida, ka arritur majat e pushtetit në qytetin e saj. Para, influencë, karrierë — ajo i ka të gjitha. Por çfarë ndodh kur një krim i papritur kërcënon të shkatërrojë gjithçka?

Kur djali i saj Marku përfshihet në një akuzë të rëndë, bota e Aidës fillon të lëkundet. Sa larg do të shkojë Aida për të mbrojtur të birin?

Filmi në regji të Robert Budina e skenaristët: Doruntina Basha, Ajola Daja. Me: Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Paolo Janku, Gerhard Koloneci, është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, QKK Kosovë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Creative Europe Media, SEE. /Shqiptarja.com/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments