HomeHumor - Argëtim“GOCA E TIVARIT 2025” – FESTIVALI QË BASHKON ARTIN, MUZIKËN DHE TRADITËN...

“GOCA E TIVARIT 2025” – FESTIVALI QË BASHKON ARTIN, MUZIKËN DHE TRADITËN SHQIPTARE

Me 11 nëntor, në Gostivar u zhvillua me shumë sukses festivali kulturor “Goca e Tivarit”, një ngjarje që solli një përzierje të veçantë të artit, muzikës dhe traditës shqiptare, duke krijuar një atmosferë festive dhe magjepsëse për të gjithë të pranishmit.

Ky edicion i festivalit pati një pjesëmarrje të larmishme nga artistë dhe grupe kulturore nga treva të ndryshme, si dhe vet nikoqirët e qendrës kulturore të Gostivarit, të cilët prezantuan para publikut një mozaik të gjallë të trashëgimisë sonë shpirtërore.

Një vlerë e shtuar e këtij viti ishte prania e mysafirëve të veçantë nga Shtëpia e Kulturës së Bujanocit, përfshirë edhe drejtoreshën Albena Mustafa, të cilët u pritën me ngrohtësi nga organizatorët dhe publiku gostivaras.

Festivali “Goca e Tivarit” dëshmoi edhe një herë se arti dhe kultura shërbejnë si ura që bashkojnë njerëzit përtej kufijve, duke kultivuar respektin dhe dashurinë për traditën dhe vlerat e përbashkëta shqiptare./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments