HomeKulturëGranit Rushiti shpallet aktori më i mirë në Suedi për rolin në...

Granit Rushiti shpallet aktori më i mirë në Suedi për rolin në filmin “I am Zlatan”

Aktori shqiptar Granit Rushiti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për rolin në filmin “I am Zlatan”.

Rashiti ka fituar çmimin “Brumbulli i Artë” për “Aktorin më të mirë” në ceremoninë “Guldbaggen”, e organizuar nga Instituti Suedez i Filmit.

“Unë jam Zlatan” është film që portretizon udhëtimin në botën e futbollit të futbollistit nga Suedia, Zlatan Ibrahimoviq, rol të cilin e luan Rushiti.

Aktori i ri çmimin ia dedikoi nënës së tij, duke thënë se ishte ajo që e mbështeti çdoherë.

“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja. Është çmenduri, nuk mund ta imagjinoja”, ka thënë Rushiti pasi mori çmimin.

“I am Zlatan” u bë filmi suedez më i ndjekur në kinema në vitin 2022 me më shumë se 200,000 shikues.

Ky ishte çmimi i parë për të riun nga Mitorvica, për të cilin ky rol ishte gjithashtu përvoja e parë në industrinë e filmit.

22-vjeçari shkoi në Malmo gjatë adoleshencës, ndryshe nga ylli i futbollit, Zlatan, duhej të braktiste ëndrrat e tij për t’u bërë futbollist dhe tani po korr suksese në botë e filmit./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments