HomeHumor - ArgëtimKomedia që bashkoi diasporën dhe vendlindjen në Preshevë

Komedia që bashkoi diasporën dhe vendlindjen në Preshevë

Me 31 korrik, në kuadër të manifestimit kulturor “Ditët e Diasporës – Preshevë 2025”, publiku pati kënaqësinë të shijojë komedinë “Një dorëzim”, e cila u dha në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”.

Ishte një natë e mbushur me të qeshura, emocione dhe reflektime, ku arti dëshmoi edhe njëherë fuqinë e tij për të bashkuar njerëzit dhe për të rikthyer kujtesën kolektive tek vlerat që na identifikojnë dhe na lidhin me rrënjët tona.

Komedia e mbrëmjes u prit me entuziazëm nga publiku, si një ftesë për bashkim kulturor e shpirtëror, përmes humorit dhe mesazheve që tejkalojnë kohën dhe distancën.

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” fton të gjithë qytetarët, bashkatdhetarët nga diaspora dhe dashamirët e artit që të jenë pjesë e aktiviteteve të “Ditëve të Diasporës – Preshevë 2025”, që po mbahen me 30 dhe 31 korrik. Ky organizim dyditor synon të ndërtojë ura mes mërgatës shqiptare dhe vendlindjes përmes artit, trashëgimisë kulturore dhe ndjenjës së përbashkët të përkatësisë./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments