HomeKulturëKONFERENCA SHKENCORE NË PRESHEVË

KONFERENCA SHKENCORE NË PRESHEVË

Më 28 dhe 29 tetor 2023 “Shoqata pēr trashgëmi dhe krijimtari kulturore”me seli në Preshevë organizoi konferencën e radhës me temë “Personalitete të Albanologjisë në Luginën e Preshevës”, ku unë para të pranishmëve paraqita kumtesen time për krijmtarinë poetike te Qerim Arifit “ Korelacioni artistin në imazhet e vjeshtes”.

Organizimi i kesaj ngjarjeje ne udhedheqjen e Xhemaledin Salihui dha frymëmarrje Luginës se Presheves. Pjesëmarrësit nga:Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi,Kosova, Rumania , te cilët e begatuan kete ngjarje kulturore me paraqitjet e tyre shkencore.

Fillimisht u ndanë mirënjohje për disa anëtarë për kontributin e dhenë e më pas zyrtarisht u shpall konferenca e hapur nga kryetari i SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE z. Xhemeladin Salihu.

Gjithashtu gjatë kësaj conference u bë hapja e ekspozitës me fotografi të aktiviteteve dhe veprimtarive nga shoqata e lartë përmendur.

Konferenca zgjati dy ditë, duke i zhvilluar punimet në hapësirat e Restorant Bici në Samolicë./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments