HomeKulturëLAHUTA SHQIPTARE, PJESË E UNESCO-s!

LAHUTA SHQIPTARE, PJESË E UNESCO-s!

Lahuta, një nga simbolët më të rëndësishëm të identitetit kulturor shqiptar, është përfshirë zyrtarisht në Listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore jomateriale që ka nevojë urgjente për mbrojtje. Ky vlerësim ndërkombëtar kurorëzon një punë shumëvjeçare kërkimore dhe dokumentuese të studiuesve shqiptarë, të udhëhequr nga akademik Zymer Ujkan Neziri, Shaban Sinani, Vaso Tole dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Prof. Zymer Ujkan Neziri, një prej nismëtarëve të kauzës, ka më shumë se katër dekada që i është përkushtuar studimit të folklorit dhe Eposit të Kreshnikëve, duke dokumentuar lahutarët, traditën dhe historinë e kësaj praktike të rrallë kulturore.

Në krah të ekipit të studiuesve, pata mundësinë dhe nderin të kontribuoj në këtë proces si pjesëmarrëse në konferenca, diskutime dhe në punën në terren gjatë dokumentimit të praktikës së lahutës në komunitet — një përvojë e veçantë profesionale dhe kulturore.

Përfshirja e Lahutës në UNESCO është një triumf i kulturës sonë kombëtare dhe një nderim për të gjithë ata që e trashëguan, e studiuan dhe e mbajtën gjallë këtë pasuri shpirtërore ndër shekuj./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments