Leoneta Abdyli ka lindur, më 3 korrik të vitit 1991 në Bujanoc. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje.
Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative dhe Master, dega pikturë, në Akademinë e Arteve, Prishtinë në vitet 2015-2016.
Ajo punon në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërrnoc si profesoreshë e ‘Artit figurativ’.
Inspirimin për punën e saj e gjen tek çdo gjë që lidhet me artin.
“Më inspiron çdo gjë që është art, më mrekullon kur skulptori i jep aq bukur jetë një balte, violonisti që me melodinë e tij të bënë të shkosh në pafundësi, piktori që me një copë letër e ca ngjyra dhe imagjinatën e tij të lë gojë hapur.
Unë gjithmonë do të mbështetem në atë se të bërit art është ” Të bësh atë që ndjen dhe të ndjesh atë që bënë”, ka thënë ajo për ObserverKult.
Ajo punon me teknikat vaj dhe akril, por në kohë të fundit po bënë edhe kombinime të teknikave.
Deri tani i ka realizuar dhjetëra ekspozita brenda dhe jashtë vendlindjes, duke filluar nga Bujanoci, Presheva, Gjilani, Prishtina, Tirana e qendra të tjera ballkanike dhe evropiane, duke u pajisur me Cerifikata dhe Mirënjohje. /ObserverKult/ Perspektiva/