HomeKulturëMANIFESTIMI "VJESHTA LETRARE E GJILANIT”

MANIFESTIMI “VJESHTA LETRARE E GJILANIT”

Shtatë tetori i këtij viti ( 2023 ) po e shënon fillimin e edicionit të katërmbëdhjetë të manifestimit tashmë tradicional , “Vjeshta letrare e Gjilanit”, këtu, në Shtëpinë tonë të librit, falë asociacionit alternative të shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubit “Beqir Musliu” kryetar shkrimtari Sabit Rrustemi si dhe Bibliotekës së Qytetit po dhe mbështetjes nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”.

Shkrimtari dhe kritiku letrarë z. Prend N. Buzhala prezantoi botimet e krijuesve nga Lugina e Preshevës, apo Kosova Lindore të botuara nga Shtëpitë Botuese „Beqir Musliu“ Gjilan ,“Rozafa“ Prishtinë dhe Shtëpia Botuese „Drita Pres“ Prishtinë.

Prend Buzhala, poet paraqiti disa nga librat që janë  botime të Shtëpive Botuese “Rozafa” dhe “Ditapress”, në punimin me titull “Një kuintet poetik nga Kosova Lindore”. Ai foli për librat e Nexhat Rexhës – “Prangosje kohësh”, Mehmetali Rexhepi – “Urtiana”, Sabile Keçmezi Basha – “Metamorfozë”, Sevdail Hyseni – “Koka pa tru” dhe Ramadan Mehmeti – “Këmishë e ndezur”.

Nga Lugina e Preshevës, pikërisht nga Bujanoci deklamoi poezi nga libri më i ri gazetari ,publicisti,kritiku letrar dhe autori i krijimeve satirike z. Svdail Hyseni.

Në Manifestimin Kulturor nga Ars Clubi “Beqir Musliu” VJESHTA LETRARE E GJILANIT 2023, nga katërmbëdhjetë librat e rinj të botuar gjatë vitit 2023 edhe libri im me humor e satira “Koka pa tru”, I botuar nga Shtëpia Botuese ROZAFA, e paraqiti kritiku letrar Prend Buzhala, që mund ta ndiqni në këtë video të përgatitur nga Gani Kryeziu./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments