Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë në bashkëpunim me Zyrat Vendore të Arsimit dhe bashkinë e Sarandës organizuan finalen e edicionit të pestë të festivalit rajonal të shkollave të mesme “Gurra Folk Fest”.
Skena e improvizuar e kalasë së Lëkursit në Sarandë u ngjyros nga kostumet popullore dhe performancat e rreth 200 nxënësve nga nëntë shkolla të mesme finaliste nga bashkitë e Vlorës, Sarandës, Himarës, Delvinës, Selenicës, Finiqit dhe Konispolit ku magjishëm u bënë bashkë e folën me një zë trashëgimia kulturore materiale me atë shpirtërore.
Interpretuesit dhe shkollat më të mira u vlerësuan me disa çmime nga juria e festivalit “Gurra Folk Fest”./bulevrad/perspektiva/