HomeKulturëMuzeu Bunk’Art 2, atraksioni i turistëve të huaj!

Muzeu Bunk’Art 2, atraksioni i turistëve të huaj!

Muzeu Bunk’Art 2 është prej disa vitesh një nga destinacionet turistike më të vizituara nga turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar, Tiranën, por edhe për qytetarët shqiptarë.

Të dhënat e detajuara se çfarë ofron muzeu Bunk’Art 2 për vizitorët – ashtu sikundër edhe BunkArt 1 – ndodhen në cdo libër turistik të shkruara nga guidat e huaja, por dhe si një referencë historike të së kaluarës së Shqipërisë gjatë regjimit komunist.

sh-tuneli i Ministrisë së Brendshme, i cili është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986, përbëhet nga 24 dhoma, është i ndarë ndarë në tri seksione të mëdha kohore: Xhandamëria nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore (1912-1939), Forcat e rendit nga pushtimi nazifashist deri të Clirimi (1939-1944) dhe Policia dhe Sigurimi në kohën e diktaturës (1944-1991).

Bunk’Art 2 ofron për vizitorë artefakte, foto, dukumente, video të shumta, që e bëjnë më intriguese vizitën, ve ç anërisht për vizitorët e juaj, të cilët kanë pak apo aspak njohuri për të kaluarën komuniste të vendit dhe në vecanti, për misteret që fsheh ky muzeum-labirinth në “underground”-in e Ministrisë së Brendshme, më e frikshmja në kohën e diktaturës./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments