The Beatles janë nominuar për çmimet Grammy 2025 për herë të parë që nga viti 1997, duke përfshirë një nominim për këngën e tyre të ripërpunuar, “Now and Then”.
Kjo u bë e ditur nga ceremonia prestigjioze, e cila shpalli nominimet të premten.
Hera e fundit kur The Beatles u nominuan në “Grammy Awards” ka qenë në vitin 1997, kur fituan tre çmime.
Ky është një moment i rëndësishëm për bandën, që vazhdon të ketë një ndikim të madh në muzikën globale, edhe pas shumë dekadash. Projekti “Now and Then” fillimisht demo e kahmotshme, u lansua si ripërpunim në vitin 2023.
Nominimi i këtij edicioni të ri të Revolver tregon edhe një herë se ndikimi i The Beatles vazhdon të jetë i gjallë dhe i fuqishëm, duke mbetur një nga grupet më të dashura dhe të njohura në botë./Liberale.al/Perspektiva/