HomeKulturëPËRFUNDON  ME  SUKSES  FESTIVALI  I  KOMEDISË  SHQIPTARE “PRESHEVA  2022”

PËRFUNDON  ME  SUKSES  FESTIVALI  I  KOMEDISË  SHQIPTARE “PRESHEVA  2022”

Mbrëmë u përmbyll me sukses Festivali i Komedisë Shqiptare, Presheva 2022, në të cilën morën pjesë, pesë teatro nga qytete të ndryshme shqiptare.

Për pesë netë rresht publiku preshevarë pati rastin të kënaqet me prurjet e pesë Teatrove, të cilat vërtetë ishin interesante, me mesazhe të qarta për shikuesit.

Juria profesionale në përbërje:

Blerim Krasniqi, kryetar

Naser Shatrolli, anëtar dhe

Muzbajdin Qamili , anëtar

Vendosën unanimisht për këto çmime

1.”Shfaqja më e mirë” – Teatrit të Gostivarit me Komedinë, “Ves Ves”;

2. “Regjia më e mire-Agron Boriçi” i ndahet regjisores, Afeida Boriçi;

3. “ Aktori më i mirë” Berat Mahmuti;

4. “Aktorja më e mirë” Ajshe Izeiri;

5.” Roli joprotagonist” Valon Nuhiu dhe Avni Shkodra;

6.” Roli mbështetës” Tringa Hasani;

7.”Çmimi special” Afërdita Xhaferi.

Përveç çmimeve, ju ndava mirënjohje dramaturgut zotit Ferdinand Hysi

Për kontributin e dhënë për Teatrin e Qytetit. Si dhe puntorëve për kontributin e dhënë në edicionin e17-të të Festivalit.

Në cilësinë e drejtorit të institucionit dhe të gjithë punëtorëve, të gjithë pjesmarrësve u uroj suksese.

Faleminderit jurisë, Blerim N. Krasniqi , Naser Shatrolli dhe Muzbajdin Qamili. Faliminderit Agron Gërgurin, kritik teatri, të gjithë puntorët ndihmës që punuan me plotë përkushtim dhe vullnet. Dhe në veçanti falënderoj kryetarin e Komunës z. Shqiprim Arifi dhe pushtetin lokal, për mbështetjen e vazhdueshme për realizimin dhe mbarëvajtjen e Festrivalit dhe gjithë proceseve për këto 6-të muaj. /perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments