HomeHumor - ArgëtimPOLIFONIA SHQIPTARE - VLERËSUAR SI KRYEVEPËR E PASURISË SË NJERËZIMIT

POLIFONIA SHQIPTARE – VLERËSUAR SI KRYEVEPËR E PASURISË SË NJERËZIMIT

Polifonia shqiptare ka qenë në qendër të aktivitetit të mbajtur këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Aktiviteti organizuar nga shoqata kulturore-artistike “Bylis” (me rastin e 30 vjetorit të krijimit të saj) në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore solli në vëmendje nevojën për ruajtjen e kësaj pasurie, e cila sipas të pranishmëve mbrohet nga UNESCO me terminologji të tjetërsuar.

Vlerësuar si kryevepër e pasurisë së njerëzimit, polifonia shqiptare mbrohet nga UNESCO, por sipas ekspertëve mënyra e regjistrimit në vend që ta mbrojë e rrezikon atë.

Në një aktivitet të organizuar në në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, u ngrit edhe një herë shqetësimi për faktin se polifonia shqiptare është e regjistruar në OKB si ‘iso-polifoni’, që për specialistët është e gabuar, se nuk e përfshin të gjithë artin unik të pasurisë shqiptare, por e specifikon gabim atë.

“Jemi duke u përgatitur për festivalin e 12-të ndërkombëtar të ‘Bylis Polifonia’. Gjithë këto aktivitete janë shoqëruar me kritika shkencore ndaj prirjeve joshkencore e jokombëtare, për të degraduar vlerat e isopolifonisë në këtë tranzicion të zgjatur me prurjet turbo- folk e tallava, e deri te ndryshimi i identitetit nga polifoni shqiptare në isopolifoni, me qëllimin e keq për të marrë autorësinë dhe për të shkelur rëndë mbi etnicitetin e kësaj kulture frymore dhe shpirtërore shqiptare. Nëse nuk do të luftojmë fort, kjo pasuri do të mbetet e prejardhur nga sirenat e kishës bizantine greke, gjë që e ardhmja nuk do të na e falë kurrë.”, – thotë Yzeir Llanaj, kryetar i Shoqatës “Polifonia shqiptare”. Marrë nga një shkrim më i zgjeruar nga Shqiptarja.com/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments