Biblioteka e qytetit “ Mehmet Jusufi”, në Preshevë, të mërkuren e 18 shtatorit 2024, ka shënuar 83 vjetorit e themelimit, duke konfirmuar fortifikatat si vatra e dijes kulturës dhe rrugëtimit ndër breza të shqiptarëve në Luginë në të gjitha epokat e saja. Këtë ngjarje edhe më madhështore e ka bërë prezenca e shkrimtarit të madh Ben Blushi.
Promovimi i dy veprave “ Komploti “ dhe “ 41 sekrete”, por dhe dëshira për ta takuar atë nga afër ishte e madhe nga ana e qytetarëve dhe përfaqësuesve institucional.
Ardhja e shkrimtarit të madh Ben Blushi na gëzon pa masë sepse Presheva kaherë ka qenë mikpritëse për vëllezërit nga Shqipëria. Tradita e mikpritjes shpirtërore na jap motivin që ne të jemi stoik dhe të vazhdojmë betejën tonë të penës e dijes, gjithmonë duke na nderuar figura të tilla siq është shkrimtari Ben Blushi , ka thënë drejtoresha Albina Azizi.
Ajo ndër të tjera ka theksuar se prezenca e personaliteteve nga trojet shqiptare na jep motive , që të trasojmë rrugën e nisur aty ku e lanë paraardhësit tanë, sepse pa u nisur nga e pakta s’arrijmë dot tek e shumta duke e bërë realitet këtë ëndërr për brezat e rinj që librin ta kenë mision jetësor të dijes e shkencës.
Takim emocionues , dhe nuk do të shlyhet kurrë nga memoria ime. Nga momenti në moment por përjetoj diçka të jashtëzakonshme sepse un sot po takoj shqiptarët më të dashur që mund të ta tokash shqiptarë ku do ku ka nga Alaska deri në Amerikë. Historia dhe koha , dhe çfarë ju përfaqësoni ju bënë më të dashur, tha shkrimtari Ben Blushi në fjalim e tij.
Autori ka folur për dy libra e tij “ Komploti” dhe “41 Sekrete”, por ka ma marrë edhe një sërë pyetjesh për krijimtarinë e tij . Por nuk kanë munguar edhe pyetje nga jeta e përditshme dhe koha në të cilën gjenden shqiptarët përballë situatës globale politike, ekonomike e kulturore.
Në panel bashk më shkrimtarin Ben Blushi ishte kryetari i shoqatës së shkrimtarëve Feniks, Avni Shaqiri dhe mr. Gjuhës dhe letërsisë shqipe Shefat Ademi./Perspektiva/