HomeKulturëSHËNOHET DITA E MËSUESIT NË BUJANOC

SHËNOHET DITA E MËSUESIT NË BUJANOC

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në Bujanoc do të organizohet një program i veçantë kulturor e artistik, i cili do të bashkojë artistë dhe dashamirë të kulturës nga Bujanoci dhe Tetova, duke shënuar kështu këtë datë të rëndësishme për arsimin dhe shoqërinë shqiptare.

Në prag të këtij aktiviteti, përfaqësuesit e SHKASH “Xheladin Zeqiri” dhe të Korit të Grave “Teuta” nga Tetova janë pritur në një takim miqësor, ku u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm kulturor ndërmjet dy qyteteve. Artistët nga Tetova do të jenë pjesë e programit festiv që do të mbahet sonte në Bujanoc, duke sjellë para publikut një repertor të pasur me këngë dhe interpretime artistike.

Ky aktivitet konsiderohet si një dëshmi e lidhjeve të forta kulturore ndërmjet Bujanocit dhe Tetovës, duke forcuar bashkëpunimin përmes artit, kulturës dhe traditës, si dhe duke krijuar ura të reja komunikimi ndërmjet komuniteteve shqiptare në rajon.

Programi i mbrëmjes pritet të jetë i larmishëm dhe i pasur me pika muzikore, kulturore dhe artistike, të përgatitura me shumë përkushtim për të nderuar figurën dhe kontributin e mësuesit, i cili ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave.

Një falënderim i veçantë i është shprehur edhe drejtoreshës së Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Albena Mustafa, për angazhimin dhe përkushtimin në gjallërimin dhe pasurimin e jetës kulturore në komunë.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje festive, e cila do të mbahet sonte nga ora 19:30 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, për të nderuar mësuesit – ata që me përkushtim dhe dashuri kanë ndriçuar rrugën e dijes për breza të tërë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments