Të premten e 23 shkurtit, në Pallatin e Kulturës në Bujanoc, u dha shfaqja “Grafitet”, prodhim i Teatrit të Preshevës.
Kjo shfaqje ishte dhënë premierë në edicionin e 18 të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë me 16 nëntor të vitit paraprak, e cila edhe ishte shpallur edhe fituese e festivalit. Gjithashtu, shfaqja është dhënë edhe para publikut në Festivalin mbarë kombëtar në Tiranë, në Festivalin “Flaka e Janarit” në Gjilan e teatro tjera.
Autor i shfaqjes është Mehmet Kraja. Adaptimi dhe Regjia: Naser Shatrolli, ndërsa interpretuan
Valon Nuhiu, Gjelbërim Emini, Gani Veseli dhe Artan Ibishi. Asistente e regjisë është Afeida Boriçi, skenografia Nexhat Boriçi, skicat e skenës Nita Llonçari. Ndërsa kostumografia është nga Flutura Dedinja, muzika nga Skender Halimi, ndriqimi Albert Gashi dhe ndriçues Xhemal Hasani. Rrobaqepës është Shemsi Avdiu, saldues i skenës Abdyl Bilalli dhe rekuizitat Burim S. Emini. E autor i posterit është Eshref Qahili, ndërsa traileri nga Dalmat Dobra.
Rreth shfaqjes: “Cinizimi është morfologjia shprehëse, e cila prodhon situata tragjikomike kur flitet për luftën, për lirinë apo për atdhedashurinë, thuhet ndër të tjera në fletëpalosjen e shfaqjes. Shfaqja është produkt teatror bashkëkohor, i sendërtuar mbi logun e shenjave, figurave, simboleve dhe imazheve, të cilat përcaktojnë stilin, zhanrin, frymën dhe idenë brenda një norme të kuruar estetike “./Perspektiva/