HomeKulturëUniversitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait”

Universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait”

Universiteti i Tiranës, si universiteti më i vlerësuar deri tani në vendin tonë, ose mbetet pas të gjitha vendeve të rajonit, duke u pozicionuar shumë më dobët edhe se ai i Prishtinës, ose nuk rankohet fare nga vlerësimet ndërkombëtare për cilësinë e universiteteve.

Rankimi akademik i universiteteve botërore ARWU, ose i njohur ndryshe si “Rankimi i Shanghait” nxjerr Universitetin e Harvardit kryeson në krye të renditjes botërore.

Universiteti Stanford dhe Universiteti i Kembrixhit pozicionohen respektivisht në vend të dytë dhe të tretë.  Universitetet e tjera që janë të rankuara në dhjetëshen më të mirë në botë janë universitetet; MIT, Berkeley, Princeton, Oxford, Columbia, Caltech dhe Çikago.

Ndërkohë, në kontinentin Europian, universiteti më i mirë është universiteti francez Paris-Saclay University, që në renditjen botërore mban vendin e 13-të. Instituti i Teknologjisë i Zyrihut ETH mban vendin e 21. Ndërkohë, Universiteti i Kopenhagenit, renditet i treti në Europë, kurse në rankimim botëror mban vendin e 30-të.

Në kontinentin aziatik renditet më mirë Universiteti i Tokios, që në rankimin botëror është në vend të 24-të dhe Universiteti i Kiotos i 37-ti. Të dy këto universitete mbajnë pozitat e tyre udhëheqëse në Azi.

Universitetet amerikane dhe ato angleze dominojnë listën “Top 500” të këtij viti.  Shtetet e Bashkuara kanë 8 universitete në 10 vendet e para, ndërkohë 40 universitete të SHBA së janë në “Top 100” dhe 129 prej tyre në “Top 500”.

Britania e Madhe ka 8 Universitete në 100 më të mirat.  Që nga viti 2003, ARWU ka prezantuar 500 universitetet më të mira në botë, me anë të një metodologjie transparente, duke u nisur nga të dhënat objektive të palëve të treta.

Përsa i përket rajonit ballkanik, vetëm Maqedonia është i vetmi vend i rajonit që ka bërë renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë.  Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Maqedoni firmosi në muajin shkurt të vitit 2011 një marrëveshje 5-vjeçare me Academic Ranking of World Universities (ARWU) për të kualifikuar dhe për të bërë një renditje të 19 Institucioneve të Arsimit të lartë në Maqedoni.

Në Shqipëri janë bërë vetëm dy përpjekje për të bërë një lloj rankimi të universiteteve, por që kanë ngelur vetëm në fushën e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Në renditjen e tjera Universiteti i Tiranës, universiteti më i madh dhe i renditur më mirë dhe që gllabëron pjesën e luanit të fondeve publike,  pozicionohen shumë më dobët se universitetet e tjera publike të rajonit. Kohë më parë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se është e papranueshme që universitetet shqiptare të renditen në ato në shifra periferike në hartën globale të rankimit.

Rankimi është pak a shumë si vlerësimi që u bëhet studentëve. Dhe paradoksalisht nëse studentët që pretendohet se nuk mësojnë duhet të mbeten, pavarësisht se universitetet publike nuk kanë një standard vlerësimi, vetë universitetet nga ana e tyre i shmangen përgjegjësisë së vlerësimit; duke fshehur ose duke mos e ngritur asnjëherë shqetësimin, mbi rankimin e dobët të tyre. Argumenti se rankimi i dobët lidhet me financimi më të dobët bie, sepse edhe me të njëjtën logjikë edhe studenti nuk ka pse vlerësohet dobët nga një universitet i vlerësuar dobët, ndërkohë që stafi pedagogjik nuk merr parasysh gjendjen e tij ekonomike.

Renditja e universiteteve është e rëndësishme për studentët që të kenë informacion të plotë para se të bëjnë zgjedhjen për programin e studimit apo universitetin ku do të studiojnë. Renditja është e rëndësishme edhe për universitetet, që të dinë ku janë në raport me universitetet e tjera. Ajo i shërben menaxhimit të universitetit për të hartuar politikat, u shërben  politikëbërësve, qeverisë për të marrë vendime, për të bërë zgjedhje.

Renditja mund të jetë edhe një komponent për financimin e universiteteve, sepse financimi nga buxheti i shtetit duhet të bazohet tek kjo renditje. Universitetet që performojnë më mirë natyrisht do të kenë mbështetje më të madhe nga buxheti i shtetit. ASCAL ka zhvilluar sondazhin kombëtar të studentëve i cili shumë shpejt do të vërë në dispozicion bashkë me rezultatet. Autoritetet arsimore thanë se do të kishin dashur një pjesëmarrje më të lartë të studentëve, pasi këtë vit, ashtu si në sondazhin e kaluar, pjesëmarrja shkoi tek 23%.

Në lidhje me renditjen kombëtare, MAS tha se do të ngrejë një grup pune të përbashkët. Në të do të marrin pjesë ekspertët e ministrisë, përfaqësues nga universitetet, ASCAL dhe bordi i akreditimit. Por në grup mund të përfshihen më shumë aktorë dhe grupe interesi. Grupi do të zgjedhë një formulë akreditimi dhe rankimi duke marrë përvojat më të mirat të vendeve më të zhvilluara.

Nëse nuk do të dimë se ku jemi, nuk do të dimë as se ku po shkojmë. Cilësia e arsimit nis nga përgjegjësia dhe vlerësimi i duhur ndaj vetes./Mapo/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments