HomeHumor - Argëtim”ZHVENDOSET” EUROVISION, KONKURSI PËRGATIT EDICIONIN E PARË NË AZI!

”ZHVENDOSET” EUROVISION, KONKURSI PËRGATIT EDICIONIN E PARË NË AZI!

10 vendet pjesëmarrëse janë Bangladeshi, Butani, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Nepali, Filipinet, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Vietnami. Finalja e madhe në Bangkok do të transmetohet drejtpërdrejt më 14 nëntor.

Kjo nuk është hera e parë që Eurovisioni përpiqet të zgjerohet përtej Europës.

Në vitin 2022, u zhvillua American Song Contest, ku morën pjesë përfaqësues nga të 50 shtetet e SHBA-ve. Megjithatë, ky edicion amerikan, i prezantuar nga Snoop Dogg dhe Kelly Clarkson, pati shikueshmëri të ulët dhe nuk u rikthye për një sezon të dytë.

Duket se organizatorët shpresojnë që një konkurs aziatik të ketë më shumë sukses pasi është një rajon që e do shumë muzikën.

Të ardhurat në rritje, rrjetet sociale në lulëzim dhe të rinjtë që adhurojnë K-popin dhe karaoken kanë nxitur industrinë muzikore të Azisë ndër vite. Shtëpitë diskografike globale kanë investuar gjithashtu, ndërsa është rritur edhe numri i bashkëpunimeve mes artistëve aziatikë dhe emrave perëndimorë.

Deri tani, 10 vendet pjesëmarrëse janë Bangladeshi, Butani, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Nepali, Filipinet, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Vietnami.

Si rregull, këngët e interpretuara në Eurovision duhet të jenë origjinale dhe vokali kryesor të këndohet live. Performuesit më pas vlerësohen nga ekspertë të muzikës dhe fansat.

Nuk është e qartë nëse të njëjtat rregulla do të zbatohen për edicionin aziatik, por faqja e eventit thekson se “çdo votë do të ketë rëndësi” dhe premton se konkursi do të nderojë “muzikën origjinale pop.”/më gjerësisht te Shqiptarja.com/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments