Historia dhe kultura e vendeve që përjetuan regjimin e sistemit komunist të kohës e kanë kthyer këtë pranverë qytetin e Kukësit në një destinacion për turistët e huaj gjermanë
Të apasionuar pas historisë së të kaluarës dhe qyteteve që ende ruajnë gjurmë të trashëguara të sistemit komunist, këta turistë të huaj kanë udhëtuar nga Gjermania për të vizituar Shqipërinë dhe qytetet e ndërtuara në periudhën ish komuniste.
Kukësi është ndalesa e tyre e parë, ku veç arkitekturës së ngjashme me modelet e qyteteve të bllokut të Gjermaninë Lindore dhe vendeve komuniste ajo që i tërheq vizitorët gjermanë në këtë qytet është mikëpritja e shqiptarëve.
Jane për herë të pare dhe kane krijuar impresionet e tyre.
Mikëpritja është ajo që na ka bërë pështypje në vendin tuaj”, shprehet një turiste gjermane.
“Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për Kukësin është hera e parë për ne. Edhe tek ne kur vendi ynë, Gjermania Lindore u hap kur ne krahasuam sistemet ne pamë që vendi ishte rrënuar ashtu si Shqipëria ishte rrënuar pas sistemit komunist”, thotë një turiste tjetër
“Pasi dëgjuam historinë mbi qytetin e vjetër të Kukësit, që u përmbyt dhe të riut ne dalluam menjëherë që është një qytet i bërë me histori të re, me rrugë të bëra. Është pak si qyteti ynë në Bavari, pasi është një qytet i rrethuar nga malet”, shprehet një turist tjetër.
Kukësi si dhe qytete të tjera që ruajnë gjurmët e historisë dhe ideologjisë së sistemit komunist vitet e fundit po shndërrohen në një destinacion të preferuar për vizitorët e huaj dhe jo vetëm./Shqiptarja.com/perspektiva/