HomeKulturëLibri me aforizma i Halim Hasanit, vjen edhe në gjuhën angleze

Libri me aforizma i Halim Hasanit, vjen edhe në gjuhën angleze

Këto ditë, doli nga shtypi libri me 1500 aforizma, i autorit Halim Hasani, përkthyer në gjuhën angleze nga Avni Islami, i cili u botua në kuadër të shtypshkronjës “Lena Graphic” në Prishtinë.

Autori nga Dobrosini, Komuna e Bujanocit, Halim Hasani, tashmë është i njohur në letrat shqipe, me krijimin e aforizmit, njërit nga zhanret më deficitare të letërsisë shqipe. Ai, deri më tani, ka botuar, jo më pak se 10 libra me aforizma, të cilat vitin e kaluar i përmblodhi brenda kopertinave të librit me titull: “4000 Aforizma” (Fjalë të urta, konstatime, shprehje frazeologjizma etj.).


Nga kjo vepër janë nxjerr 1500 aforizma dhe janë përkthyer në gjuhën angleze, e që sipas Hysen Këqikut, drejtues i Shtëpisë Botuese “Kurora”, në Gjilan, njëherit edhe redaktor i librave me aforizma të Halim Hasanit “Përkthimi i 1500 krijimeve, që gjuhën shqipe e bëjnë të artë dhe hyjnore, në gjuhën angleze, është një pranim dhe bindje për një punë kolosale të këtij autori.


Urime edhe për profesorin e gjuhës angleze Avni Islami, që e përktheu këtë libër në gjuhën angleze, duke e bërë një punë fisnike dhe shumë të vyeshme. Ky libër do të fluturojë gjithkund ku e ka vendin….”.

Kritika letrare krijuesin e aforizmave Halim Hasani, shpesh e ka quajtur legjendë e aforizmit, mjeshtër dhe epitete të tjera meritore, të cilat, ai, i ka gëzuar me një punë të palodhshme disa dekadash, duke nxjerr në dritë librat, jo vetëm me përmbajtje aforistike, por edhe ublicistike, e që mbajnë titujt: Libri i parë i tij mban titullin “Aforizma të kohës”, që e pa dritën e botimit, në vitin 1993, për të vazhduar me librin e dytë “Dobrosini kështjellë e rezistencës kombëtare” ( 2003), më pas me “200 aforizma” (2005), “Në mes historisë dhe legjendës, Dobrosini, skicë monografike” (2006), “Aforizma bashkëkohor” (2008), “Yjet e lirisë” (2010), “Aforizma” (2010), “Fjalë nëpër kohë” (2012), “Ylli i vogël” (2012), “1021 aforizma” (20012), “Fjali pa mahi” (2013) dhe “Aforizma 2400” (2016), për të vazhduar me librin e radhës në vazhdim “ 3000 aforizma” (2019) dhe i ky i fundit “4000 Aforizma” (Fjalë të urta, konstatime, shprehje frazeologjizma etj.)(2022)./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments