Kohë më parë, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, gjatë një koncerti të organizuar, përfaqësuesit e Shoqatës Vivarte, nxënësve të Shkollës së Muzikës i dhuruan instrumente të reja.
Këto fonde për blerjen e një pianoje dhe nëntë instrumenteve të tjera u mblodhën në një darkë humanitare në Pallatin e Bardhë, ku themeluesit e shoqatës, këngëtarët e operës Jovana Vuçiqeviq dhe Ljuban Zhivanoviq, njoftuan se kjo është aktiviteti i tyre i parë në serinë e nismave humanitare.
Shkollën fillore të muzikës në Bujanoc e ndjekin 120 nxënës të nacionalitetit serbë, shqiptarë dhe romë, që është dëshmi se muzika i eleminon të gjitha kufijtë.
Marija Arsiq Todoroviq, drejtoresha e Shkollës së Muzikës, mbajti një fjalim jashtëzakonisht emocionues në të cilin falënderoi shoqatën Vivarta për ndihmën e pamasë.
Studentë dhe profesorë performuan edhe vepra nga Çajkovski, Offenbach dhe Piazzolla, ndërsa në koncert morën pjesë përfaqësues të komunës së Bujanocit./Perspektiva/