HomeKulturëPresidenti Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare

Presidenti Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare

Presidenti Emmanuel Macron, e ka nisur vizitën e tij të parë në Shqipëri me ceremonin e dorëzimit të dekorimit të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Presidenti Macron ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me gradën e “Oficeri të Madh të Legjionit të Nderit”.

“Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri.

Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt.

I dashur Isamil Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, Rapsod i Evropës kam nderin tu ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit””, tha Macron teksa i dha një përqafim miqësor Kadaresë.

Kjo është hera e dytë që Macron nderon Kadarenë, pasi në vitin 2021 shkrimtari shqiptar është nderuar nga presidenti francez po me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 dhjetor. Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë./News/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments