Të premten e 6 shtatorit, në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta e regjisorit, dramaturgut dhe shkrimtarit Agron Boriçi, Shtëpia Kulturës dhe Teatri i Qytetit Teatrit “Abdullah Krashnica” në Preshevë, organizon manifestim përkujtimor, me ekspozitë dhe fotografi të shfaqjeve të realizuara nga regjisori Agron Boriçi
Përshtypjet e Agron Gërgurit , dramaturg nga Prishtina, lidhur me këtë jubile përvjetori:
Me ftesën e Afeidës shkuam në Preshevë me dashamirësi njerëzore dhe profesionale në përkujtimin e 10 vjetorit të ikjes në amshim të Agron Boriçit veprimtar kulturor, dramaturg, regjisor dhe aktor që me dashuri e punë ka vu themelet e artit teatror në Preshevë duke kontribuuar sidomos në vitet e 90 – ta që ishin vite të luftës.
Agron Boriçi dhe drama e artistit: I çiltërt, i afërt, i dashur Agroni i kishte të gjitha shprehjet që ate e shquanin artist. Drama “Artisti në tavan” pikëtakon me nurin, frymën e dashurisë e përkushtimit, dashamirësinë, ndërtimin e urave të komunikimit dhe intimitetin e identitetin që përfaqëson teatri, vlera që i bëri të zbërthyeshme në dimensionin artistik aktori- artist Ismet Azemi e që preken edhe dimensionin e personalitetit të Agron Boriçit.
Agron Boriçi përveç tradhëgimisë artistike la pas një familje të mrekullueshme Afeidën regjisore, Nexhatin artist të skenës, Altinin sociolog, andaj ai mbrëmë në Preshevë ishte aty me frymën e tij, me buzëqeshjen e gëzimit në lotin e secilit që ndjente mall për mungesën fizike Agronit preshevar e shkodran./Perspektiv/