HomeHumor - ArgëtimMbrëmje letrare me nxënës, profesorë dhe shkrimtarë

Mbrëmje letrare me nxënës, profesorë dhe shkrimtarë

Dje, në orët e vona të pasditës, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq”, në Bujanoc, Bashkësia Kulturore Shqipare “Perspektiva”, organizoi një mbrëmje letrare me nxënës, profesorë dhe shkrimtarë, nga dy shkollat e mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava”, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga istitucionet kulturore dhe arsimore.

Mbrëmjen letrare e konsideroi të hapur Sevdail Hyseni, drejtues i Shoqatës Kulturore “Perspektiva”, duke falënderuar pjesëmarrësit e këtij evenimenti kulturor, me theks të vecantë praninë e kryetarit të Shqatës së Shkrimtarëve “Feniksi” nga Presheva Avni Shaqiri, drejtorëshën e Bibliotekës “14 Nëntori” në Bujanoc, Jelena Simiq, shkrimtarët Nehat Ramizi, Xhavit Selmani, si dhe profesorët nga dy qendra e mesme shkollore Hisen Saqipi, Ivana Mitroviq, Metali Krasniqi etj.

Në këtë Mbrëmje letrare, të organizuar nga Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, në kuadër të projektit “Forcimi i dialogut interkulturor, përmes artit dhe edukimit”, të mbështetur financiarisht nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, u zhvilluan diskutime lidhur me rolin e krijimtarisë letrate në edukimin e brezit të ri, duke mbjellur dashurinë për letërsinë dhe artin në përgjithësi, si dhe u lexuan nga shkrimtarët dhe nxënësit poezi, të cilat u mirëprtën nga pjesëmarrësit me duartrokitje frenetike.

“Poezia nuk është vetëm një formë artistike; ajo është një pasqyrë e shpirtit të një populli. Siç thotë Alen Boske, “Shpirti i një populli shprehet në poezinë e tij, më tepër se në çdo formë tjetër të artit.” Përmes vargjeve, ngjallim dashurinë për gjuhën, kulturën dhe ndjenjat e thella njerëzore, duke formësuar identitetin e brezit të ri”, tha midis tjerash Sevdail Hyseni, udhëheqës I kësaj mbrëmje letrare, duke shtuar se “Prania e një shkrimtari në mesin e nxënësve është si një dritare që i hap ata ndaj një bote ku fjalët marrin jetë, ku imagjinata shndërrohet në mesazh dhe ku çdo rresht përçon një emocion apo mendim të thellë. Kur një shkrimtar bashkëbisedon me nxënësit, ai nuk ndan vetëm njohuritë për artin e tij, por edhe përjetimet, pasionin dhe përkushtimin që mbart krijimtaria letrare. Nxënësit, në këtë takim të drejtpërdrejtë, jo vetëm që mësojnë teknikat dhe bukurinë e gjuhës, por prekin edhe shpirtin e artit dhe përjetojnë sesa fuqishëm poezia dhe letërsia mund të ndriçojnë mendjet dhe zemrat e tyre”, njofton Perspektivapress

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments