Me një program të pasur kulturor dhe edukativ, më 14 nëntor u shënua Dita e Bibliotekës “14 Nëntori”, në Bujanoc.
“Kjo ditë na kujton rëndësinë leximit dhe rolin e librit në zhvillimin e gjeneratave te reja ne vendin tonë, andaj sot jemi këtu për të kremtuar bashkë ditën e bibliotekës kështu duke i mbështet dhe inkurajuar lexuesit tanë, veçanërisht ata që i kemi të rregullt”, tha mes tjerash në fjalimin e saj drejtoresha Jellena Simiq.
Me këtë rast ishte përgatitur një program interesant kulturo-artistik me poezi, muzikë dhe kompozime nga nxënësit e shkollave fillore, së bashku me nxënësit e shkollës së muzikës në Bujanoc.
Biblioteka “14 Nëntori” aktualisht numëron rreth 2.500 anëtarë dhe mbi 70.000 tituj, në gjuhën serbe dhe shqipe./Perspektivapress/