HomeKulturëSHKODRA NË FESTËN E KARNAVALEVE MAGJIKE

SHKODRA NË FESTËN E KARNAVALEVE MAGJIKE

Prej datës  17 shkurt, festa e Karnavaleve ka nisur që herët në mëngjes në rrugët e Shkodrës, ndërsa të pranishëm kanë qenë jo vetëm qytetarë të këtij qyteti, por edhe pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse. Pas parakalimit të paradës së personazheve artistikë, muzika, festa dhe spektakli u përmbyllën me djegien e dordolecit të pozicionuar në qendër të qytetit të Shkodrës.

Kryebashkiaku Benet Beci ndau në rrjetet sociale pamje nga festa e Karnavaleve, duke shkruar: “Shkodra në festën e karnavaleve magjike”.

Atmosfera festive e karnavaleve ka nisur më 17 shkurt me interpretimet e shkollave të qytetit, ku fëmijët, të shndërruar në personazhe të ndryshme, kanë dhuruar spektakël dhe gëzim në rrugët e qytetit.

Parada madhështore, koncerte dhe performanca artistike i shoqëruan banorët e Shkodrës por edhe turistët e ardhur nga qytetet e tjera apo edhe nga jashtë, përgjatë shtatë ditëve (17-23 shkurt), duke ruajtur traditën e pasur kulturore dhe duke e kthyer Shkodrën në një destinacion të vërtetë festash./atsh/ perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments