HomeHumor - ArgëtimFESTIVALI I 13-TË NDËRKOMBËTAR TË MINI BASKETBOLLIT

FESTIVALI I 13-TË NDËRKOMBËTAR TË MINI BASKETBOLLIT

Në sheshin e Bujanocit, më 9 maj, u zhvillua Festivali i 13-të Ndërkombëtar te Mini Basketbollit “Ta ruajm fëmijën”.

Në vijim po e japim fjalën e kryetarit të Komunës së Bujanocit z. Arbër Pajaziti lidhur me  festivalin e 13-të Ndërkombëtar te Mini Basketbollit “Ta ruajm fëmijën”.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur sportistë, prindër dhe miq të sportit,

Kam kënaqësinë dhe nderin që në ditën e Komunës dhe ditën e Evropës t’ju përshëndes në emër të komunës së Bujanocit në hapjen e Festivalit të 13-të Ndërkombëtar të Mini Basketbollit „Ta ruajmë fëmijën“.

Ky festival është më shumë se një ngjarje sportive – ai është simbol i bashkimit, fëmijërisë, lojës dhe miqësisë. Veçanërisht më gëzon fakti që pikërisht nga Bujanoci, një mjedis multietnik, dërgohet një mesazh tolerance, bashkëpunimi dhe kujdesi për më të vegjlit tanë. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe investimi në lumturinë, shëndetin dhe sigurinë e tyre është misioni ynë më i rëndësishëm.

Falënderoj Klubin Rinor të Basketbollit „PLAY017“ për organizimin, si dhe të gjithë pjesëmarrësit nga vendi dhe nga jashtë që sot janë këtu me ne. Pjesëmarrja dhe përkushtimi juaj dëshmojnë se sporti bashkon dhe afron njerëzit përtej dallimeve.

Në emër të Komunës së Bujanocit, ju dëshiroj të gjithë fëmijëve shumë sukses, gëzim dhe momente të paharrueshme në këtë festival. Dhe për të gjithë ne – sa më shumë ngjarje të tilla që festojnë rininë dhe jetën.

Ju faleminderit dhe suksese!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments