Më 9 e 10 maj, në Preshevë dhe Bujanoc, u mbajt festivali i parë i Stand Up komedisë në Luginë – “Lugina Fest”, në organizim të Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Pas një nate të parë entuziaste në Preshevë, festivali zhvendoset në Bujanoc, për të sjellë një tjetër mbrëmje të mbushur me humor, art dhe reflektim shoqëror.
Lidhur me festivalin, aktori preshevar Gani Veseli, thotë, mes tjerash: Me shumë entuziazëm dhe emocion u realizua festivali i parë i stand-up komedisë, një nismë që lindi nga dëshira për të sjellë më afër publikut shqiptar këtë formë unike arti, plot humor, reflektim dhe spontanitet.
Ky aktivitet i parë, i cili mblodhi bashkë emra të njohur të aktorëve të skenës dhe humorit, u prit me shumë dashuri nga publiku dhe krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme pozitive.
Në skenë u ngjitën emra të njohur të stand up komedisë shqiptare:
Gent Hazizi, Muzafer Etemi, Kushtrim Qerimi, dhe Lulzim Bucolli.
Mbrëmja do të moderohet nga aktori dhe regjisori i njohur Fehmi Ferati./Perspektiva/