Më 17 qershor, çarshia e qytetit të Preshevës u gjallërua si rrallëherë më parë! Në koncertin e mrekullueshëm të Shoqërisë Kulturore-Artistike “Presheva”, me angazhimin serioz të Zyrës për të Rinj,qytetarët përjetuan një mbrëmje të paharruar, plot emocione dhe krenari.
Këngët e vjetra qytetare, tingujt folklorikë mbushën hapësirën me jetë, duke ua përkujtuar pjesëmarrësve vlerat e pasura dhe të bukura të trashëgimisë kulturore. Presheva gjatë këtij koncerti ishte plot me njerëz, me plot buzëqeshje, me plot shpirt! Ka kohë që preshevarët nuk e kanë parë kaq të gjallëruar qytetin e tyre, dhe kjo është një shenjë e mirë se ata po lëvizim në drejtimin e duhur./Perspektiva/