HomeHumor - ArgëtimMESDHEU – GRAMATIKA E QYTETËRIMEVE

MESDHEU – GRAMATIKA E QYTETËRIMEVE

Nëse ka një term që përmbledh më së miri ndikimin, përmasën dhe trashëgiminë që vendet përreth Detit Mesdhe kanë dhënë në historinë e qytetërimeve njerëzore, ky është “gramatika e qytetërimeve”. Ky togfjalësh nënkupton jo vetëm burimin e formimit të qytetërimeve, por edhe strukturën konceptuale që ato qytetërime kanë ndërtuar dhe kanë transmetuar brez pas brezi.

Mesdheu nuk ka qenë vetëm një hapësirë ujore që ndante kontinente, por një arenë ku kultivat e mëdha të Egjiptit të lashtë, Greqisë antike, Romës perandorake, Ilirisë dhe Trakisë ndërvepruan duke krijuar themelet e botës perëndimore që njohim sot. Në këtë rrjedhë të gjatë historike, territoret në të cilat jetoj ë sot shqiptarët kanë qenë jo thjesht një zonë kalimtare, por një aktore e rëndësishme dhe shpesh përcaktuese e shumë zhvillimeve që ndërlidhen me qytetërimin mesdhetar.

Shpesh, kur flitet për historinë e qytetërimeve të mëdha, territoret shqiptare përfshihen më shumë si periferi të luftërave të mëdha, si fushëbeteja të konflikteve romake apo osmane, por rrallë si qendra kulturore apo vendimmarrëse. Megjithatë, një vështrim më i thelluar historik dhe një analizë e kujdesshme e burimeve e nxjerr territoret në të cilat sot ne banojmë – veçanërisht pjesën e saj bregdetare – si një pikë kyçe në zhvillimet politike, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të Mesdheut.

Qyteti i Durrësit, i njohur si Dyrrhachium në kohën romake, ishte një ndër portet më të rëndësishme të Adriatikut, një pikë kyçe e rrugës Via Egnatia që lidhte Perëndimin me Lindjen, Romën me Konstantinopojën.(Shkëputur nga një punim më i zgjeruar i Dr. Dorian Koçi, botuar te gazeta“Dita”, përcjell Perspektivapress)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments