HomeKulturëBIBLIOTEKA E PRESHEVËS NË PANAIRIN E 28-TË TË LIBRIT NË TIRANË

BIBLIOTEKA E PRESHEVËS NË PANAIRIN E 28-TË TË LIBRIT NË TIRANË

Përfaqësuesit e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” të Preshevës, më 12 nëntor morën pjesë në hapjen e Panairit të 28-të të Librit në Tiranë 2025, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare. Panairi, i cili tradicionalisht mbledh botues, autorë, lexues dhe institucione kulturore nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e diaspora, edhe këtë vit solli një atmosferë të gjallë, plot energji dhe dashuri për librin.

Pjesëmarrja e stafit të bibliotekës sonë ishte një përvojë e veçantë dhe frymëzuese. Që në hapje, atmosfera e panairit u karakterizua nga një ngrohtësi e jashtëzakonshme kulturore: stenda të pasura me botime të reja, autorë të njohur e të rinj, debatet letrare dhe prezantimet e librave që tërhiqnin vëmendjen e publikut.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit tanë zhvilluan takime me botues e autorë të ndryshëm, çka na mundësoi të eksplorojmë bashkëpunime të reja dhe të marrim ide të freskëta për zhvillimin e mëtejshëm të bibliotekës. Kontakti i drejtpërdrejtë me botuesit shqiptarë, prezentimi i katalogëve të tyre dhe diskutimet për botimet më të fundit krijuan mundësi të rëndësishme për pasurimin e fondit të librave, si dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore në të ardhmen.

Panairi i Librit në Tiranë na rikujtoi edhe një herë rëndësinë e librit si mjet i dijes, krijimtarisë dhe bashkimit kulturor. Për ne si staf, kjo pjesëmarrje shërbeu si motivim për të vijuar me përkushtim misionin tonë: promovimin e leximit, nxitjen e kulturës dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë lexuesit tanë.

Biblioteka “Mehmet Jusufi” mbetet e angazhuar në sjelljen e projekteve të reja, iniciativave kreative dhe aktiviteteve kulturore që e bëjnë librin pjesë të përditshmërisë së fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të Preshevës. Pjesëmarrja në këtë panair është vetëm një nga hapat në rrugën tonë drejt forcimit të rolit të bibliotekës si qendër kulturore, edukative dhe komunitare./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments