HomeHumor - ArgëtimNGA ETNOCENTRIZMI TE TOLERANCA, RRUGA DREJT MIRËKUPTIMIT

NGA ETNOCENTRIZMI TE TOLERANCA, RRUGA DREJT MIRËKUPTIMIT

Edgar Morin, në veprën “7 Dijet e Nevojshme për Edukimin e së Ardhmes”, thekson se edukimi nuk duhet të kufizohet vetëm në transmetimin e njohurive, por duhet të zhvillojë aftësinë për të kuptuar tjetrin, për të kapërcyer paragjykimet dhe për të kultivuar tolerancën.

Etnocentrizmi dhe sociocentrizmi ushqejnë ksenofobinë dhe racizmin që mund të shkojnë deri atje sa i huaji të konsiderohet si jonjerëzor. Po ashtu, lufta e vërtetë kundër racizmit do të ishte më e frytshme nëse zhvillohej kundër rrënjëve të tij ego – socio- centrike, sesa kundër simptomave.

Idetë e gatshme, racionalizmi nisur nga premisat arbitrare, vetëjustifikimi frenetik, paaftësia për autokritikë, arsyetimi paranojak, arroganca, mohimi, përçmimi, fabrikimi dhe dënimi i fajtorëve janë shkaqe dhe pasoja të moskuptimeve më të tmerrshme.

Moskuptimi prodhon po aq budallallepsje, sa kjo e fundit prodhon moskuptim. Indinjimi e kursen, edhe analizën, edhe ekzaminimin.

Siç e thotë Clément Rosset: “Zhvlerësimi, për arsye të rendit moral, shmang çdo përpjekje për të kuptuar objektin e zhvlerësuar, në mënyrë të tillë, që një gjykim moral shpreh gjithmonë një refuzim për të analizuar madje edhe për të menduar.1” Siç vëren Westmarck: “Karakteri dallues i indinjimit moral është dëshira instiktive për t’iu përgjigjur vuajtjes me vuajtje”,më gjerësisht në Gazetën “Mapo”/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments