HomeHumor - ArgëtimTË RINJTË TANË NDËRTOJNË URA MIRËKUPTIMI PËRMES DIVERSITETIT KULTUROR

TË RINJTË TANË NDËRTOJNË URA MIRËKUPTIMI PËRMES DIVERSITETIT KULTUROR

Nxënësit Dion Ameti, Dijar Beluli dhe Tuana Hiseni, së bashku me mësimdhënësit Hysen Saqipi, Shasine Rrahmani dhe Jelena Rangjeloviq, përfaqësuan shkollën tonë në Kampin Ndërkulturor në Srebrno Jezero, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi.

Përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe punëtorive interaktive, të rinjtë nga Subotica, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja promovuan dialogun, respektin për diversitetin dhe bashkëpunimin ndërkulturor.

Shprehim mirënjohjen tonë për Misionin e OSBE-së në Serbi për organizimin e këtij aktiviteti dhe për mundësinë e krijuar për shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet të rinjve.

“Dallimet na pasurojnë, ndërsa mirëkuptimi na bashkon”! Nga shërbimi i shkollës./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments