HomeHumor - ArgëtimBIBLIOTEKA “14 NËNTORI” BASHKON FËMIJËT PËRMES LIBRIT, LOJËS DHE KREATIVITETIT

BIBLIOTEKA “14 NËNTORI” BASHKON FËMIJËT PËRMES LIBRIT, LOJËS DHE KREATIVITETIT

Në kuadër të Javës së Fëmijëve, parashkollorët e “Gëzimi ynë” dhe nxënësit e SHF “Branko Radičević” morën pjesë në aktivitete që promovojnë leximin, dashurinë dhe respektin pa dhunë.

Në kuadër të Javës së Fëmijëve, me moton „Që fëmijët të jenë të lumtur – dashuri dhe respekt, e jo dhunë“, mirëpritëm fëmijët e Instucionit parashkollorë “Gëzimi ynë“, të cilët shijuan shfaqjen e një filmi të shkurtër të animuar. Më pas, vizituan bibliotekën dhe biseduan për rëndësinë e librit dhe zhvillimin e shprehisë së leximit që në moshë të hershme.

Shoqërimin e vazhduam edhe sot, kur në bibliotekë na erdhën nxënësit e klasës së tretë të SHF „Branko Radičević“, të cilët morën pjesë në një punëtori kreative.

Përmes lojës, shoqërimit, filmit dhe librit, mësojmë së bashku se dashuria, respekti dhe kujdesi janë rruga më e bukur drejt një fëmijërie të lumtur., thuhet në njoftimin e Bibliotekës “14 Nëntori” në Bujanoc/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments