HomeHumor - ArgëtimNË PRESHEVË U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI...

NË PRESHEVË U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE

PRESHEVË, 17 tetor 2026 – Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, gjatë të cilit janë zgjedhur organet drejtuese për mandatin e ardhshëm dhe janë shqyrtuar çështje me rëndësi për zhvillimin e veprimtarisë shkencore e kulturore të Shoqatës.

Kuvendi u mbajt në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, më 17 tetor, duke filluar nga ora 12:00. Punimet i hapi kryetari i Kuvendit të Shoqatës, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti propozimin për rendin e ditës, të miratuar më pas me aklamacion.

Xhemaledin Salihut, rizgjidhet kryetar i Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) – Preshevë edhe për një mandat të ri katërvjeçar.Me propozimin e Xhemaledin Salihut, Dr. Sc. Shpëtim Memishi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të SHTKK-së për një mandat të ri katërvjeçar. Rizgjedhja e tij shënon vazhdimin e angazhimit në drejtimin e punimeve të Kuvendit dhe në mbështetjen e misionit të Shoqatës në fushën e trashëgimisë, kulturës dhe kërkimit shkencor.

Në vijim të punimeve, Kuvendi shqyrtoi propozimin për përbërjen e re të Këshillit Drejtues dhe të udhëheqësisë së Shoqatës. Përbërja e propozuar u miratua me aklamacion dhe në mënyrë unanime.

Sipas vendimit të Kuvendit, udhëheqësia e re përbëhet nga: Xhemaledin Salihu – kryetar; Shpëtim Memishi – kryetar i kuvendit, Sevdail Hyseni – nënkryetar; Remzije Jusufi Rexhepi – sekretare; Metali Krasniqi – anëtar; Teuta Mehmeti – anëtare; Xhemaludin Rexhepi – anëtar, Agim Arifi – anëtar; Limon Kadriu – anëtar; Edon Agushi – anëtar; Frashnjit Duraku – anëtar; Sami Agushi – anëtar; Bashkim Jusufi – anëtar; Sejhane Mehmeti – anëtare dhe Selami Mustafa – anëtar.

Kuvendi vlerësoi rëndësinë e vazhdimit dhe forcimit të veprimtarisë së SHTKK-së, me synim ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë historike e kulturore shqiptare, si dhe nxitjen e krijimtarisë dhe të kërkimit shkencor në Luginën e Preshevës dhe më gjerë./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments