HomeOpinioneOpinioni për të rinjtë dhe aktivizimi i tyre në fushat e kulturës

Opinioni për të rinjtë dhe aktivizimi i tyre në fushat e kulturës

Këtë temë e shtjelloj në baze të asaj që kamë parë se te rinia e qytetit të Pejës së bukur nuk janë aktiv pothuajse as edhe një përqindje e vogël për sa i përket kulturës në vendin tonë, të cilët nuk janë të interesuar apo edhe nuk ia din vlerën artit teatral dhe skenik, duke përfshire këtu artin filmik dhe atë teatral dramatik, pasi që kamë parë se si shumë të rijnë vetëm enden rrugëve poshtë e larte dhe çka kërkojnë është gjithmonë e njëjta gjë!

Të hyjnë në një kafene dhe të kalojnë pjesën më të madhe të kohës aty, duke e ditur që koha është si shpata po se preve ajo të pret, me ketë nënkuptojmë se njeriu po qe se nuk ka çfarë të bej të mos rri kot por të merret me ndonjë aktivitetet qoftë ajo sportiv, apo edukativ, apo kulturor teatral dhe kinema, apo çfarëdo qoftë aktiviteti, edhe po të organizosh me shoqëri të pastrosh ambientin, është aktivitetet, sa të mos rrish kot në shtëpi para televizionit apo ne rrjetin social “Facebook” ku tashme dihet që një përqindje e lartë e të rinjve të shumtën e kohës kohe e cila është e arte, të rinjtë në “Facebook”.

 Me orë të tëra humbin kohën kot, pikërisht ne rininë e tyre, pikërisht ne kohen kur mund të organizojnë aktivitetet kulturore rinore, për punë të zellshme për ndryshim të gjendjes të rinjve apo të paktën përpjekja për një mirëqenie më të mirë shoqërore, por të rinjtë e Pejës janë duke e praktikuar të kundërtën fatkeqësisht, unë si një qytetar i Pejës dhe si një aktivist do të ftoja të gjithë rininë që të na bashkëngjiten në aktivitetet tona që i realizojmë ne si OJQ NPU Nisma për Paqe dhe Unitet, ku punojmë për qëllime të rinjve, dhe për interes të tyre, ku ju epet mundësia të shfaqin talentet e tyre si ne kulture, sport dhe në fusha tjera, po ashtu zhvillojmë aktivitetet kundër problemeve të ndryshme që kanë qenë në jetët e të rinjve të Pejës dhe që fatkeqësisht janë ende aktuale në vendin tonë për qëllime vetëdijesimi, edukimi, dhe këshillimi, ku e shumta e aktiviteteve që kemi realizuar kanë pasur efektin e vet pozitiv vetëdijesim dhe edukativ, siç është rasti i 5 Filmave dokumentar të metrazhit të shkurtër, projekt që u financua nga Innovative Lab Kossovo dhe që u Implementua nga OJQ NPU, me seli në Pejë, që zgjati nga 1 gusht 2013 deri me 29 Tetor 2013 ku përmes Artit Filmik Kino-Teatral dhe Artistik u shfaqen 5 filma me metrazh të shkurtër në lidhje me problemet si : Analfabetizmi, Braktisja e shkollave, Papunësia, Trafikimi me qenie njerëzore,

Shprehja e Idesë (Fjalës së lire) me qëllime të vetëdijesimit dhe Edukimit, ku të gjitha këto probleme u shtjelluan përmes Skenave të Artit Filmik, Film dokumentar i metrazhit të shkurtër, probleme këto që kanë përfshire rininë e të gjitha komuniteteve, si Rom,Egjiptian ,Boshnjak dhe Shqiptar etj, për vetëdijesim dhe punë të palodhshme për ndryshim të një gjendje e cila po rendohet, dita ditës, dhe të gjejmë mënyrat për një zgjidhje sa më efikase, pra Rinia e Pejës mendoj qe duhet të zgjohen nga gjumi dhe të mos rrinë kot ne kafene, por të punojnë dhe të merren me aktivitetet të ndryshme kulturore artistike sportive apo çka do qoftë, për një ndryshim më rrënjësor në të mirë të mirëqenies shoqërore të rinise në Pejë dhe pse në qytetet tjera, dhe për një të ardhme më të mirë. Nga Drejtori i Programit i NPU/ transmetin Perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments