HomeKulturëFestë për xhubletën në UNESCO

Festë për xhubletën në UNESCO

Muret e Pallatit të Brigadave ishin veshur këtë mbrëmje me ngjyrat e etnografisë shqiptare. Në to me Xhubletën në UNESCO prej 29 nëntorit, ekspozohet, përmes një organizimi të Ministrisë së Kulturës, kostumografia shqiptare, mbi 4000-vjeçare.

Pallati i Brigadave kishte sot në “Mbrëmjen e xhubletës”, vizitorë politikanë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, artistë, por edhe gjyshet e Alpeve, gra e vajza të Malësisë, pasi sot ishte tradita që bashkon me një emërues të përbashkët, ruajtjen e vlerave kombëtare.

Gratë veriore rrëfejnë se tradita është trashëguar brez pas brezi deri në ditë të sotme, kur me shpalljen e kësaj veshje si Pasuri e Njerëzimit, dijebërja devijon nga risku i zhdukjes. Tupanat e çiftelitë bien për të pritur vashat që sfilojnë në koridoret e Pallatit të Brigadave, bukurinë e Xhubletës shqiptare. Ajo vjen e veshur deri tek vogëlushet që ngjisin shkallët si simbol i premtimit se trashëgimia do vijojë të ruhet.

“Sot krenohem kaq shumë që këtë pasuri kombëtare e shoh të veshur që tek gratë e reja, e deri tek vogëlushet e tyre”, rrëfehet një prej zonjave veshur me xhubletë, duke shprehur mirënjohjen ndaj ministres së Kulturës, që bëri të mundur ruajtjen e kësaj tradite 4 shekullore.

E moshuara në formë mirënjohjeje i ka dhuruar sot kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës.

“Do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri”, u shpreh ministrja Margariti.

Ndërkaq  Pallati u shndërrua në një punishte, ku gratë  ilustruan të gjithë procesin e dijebërjes ,që nga zgjedhja e leshit te endja ne vegje, duke e shpjeguar atë për të pranishmit./ gazeta dita/perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments