HomeKulturëBUJANOC:  VERA KULTURORE MULTIETNIKE

BUJANOC:  VERA KULTURORE MULTIETNIKE

Bujanoc – Bujanoci është qytet multietnik i cili krenohet me traditën e tij kulturore, ndërsa Shtëpia e Kulturës në Bujanoc është vend ku realizohen misionet kulturore të bashkimit të grupeve të ndryshme etnike të cilët jetojnë në këtë komunë.

Kur flitet për traditën dhe kulturën në Bujanoc, pikë së pari mendohet për llojllojshmërinë e folklorit dhe veshjeve kombëtare të kësaj pjese të Serbisë. Pasuria folklorike e territorit të Bujanocit ruan numrin e madh të shoqërive kulturo-artistike. Nën çatin e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” janë dy shoqëri shqiptare: “Zëri i Luginës” dhe “Jehona”, dy serbe “Kolo” dhe “Soko” dhe një rome SHKA “Zulfiqar Bajramoviq”. Të gjithë këta shfaqin programet të cilat janë pjesë e rëndësishme e ofertës multietnike kulturore të Bujanocit.
 

Manifestimi më i madh kulturore në Bujanoc është “Vera kulturore”, e cila mbahet çdo vit në korrik. Gjatë këtij muji në platon pranë Shtëpisë së Kulturës organizohen koncertet, ekspozita, shfaqjet folklorike dhe teatrale.

Përveç serbëve dhe shqiptarëve, në Shtëpinë e Kulturës manifestimet e veta i organizojnë edhe pjesëtarët e nacionalitetit rom, ndërsa posaçërisht janë të vizituara organizimet e tyre të quajtura “Mbrëmjet rome”.
 

Në manifestimin tradicional të cilën e organizon Shtëpia e Kulturës përfshihen edhe “Zgjidhja për vezën më të bukur të Pashkëve”, e cila zgjat katër ditë, “Manifestimet e majit”, të cilat zgjasin dhjetë ditë dhe manifestimi dyditor i recitatorëve.

„Java e nëntorit” është manifestimi shtatëditor me të cilin shënohet Dita e Shtëpisë së Kulturës dhe është e dedikuar jetës dhe veprës së Vuk Karaxhiqit. Në atë kohë mbahet edhe ruhet tradita multikulturore dhe doket e kësaj pjeseje të quajtur me emrin “Duart e zellshme”. Kjo është përmbledhje e punimeve të dorës të njerëzve të kësaj pjeseje dhe gjatë së cilës organizohen koncerte artistëve serb dhe shqiptarë.

Në këtë institucion pogramet e veta i mbajnë edhe shkollat e mesme dhe fillore të Bujanocit, Shkolla e Muzikes, shoqëritë e qytetarëve dhe organizatat tjera.

“Shtëpia e Kulturës i ka blerë pajisjen për shfaqjet e filmave, e cila tani montohet dhe kështu Bujanoci në dy muajt e ardhshëm do të duhej të bëhet edhe me kinema”, thotë drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Arsim Asllani.

Të gjitha programet finansohen me mjetet të cilat ndahen nga buxheti komunal.
 

Asllani mendon ndahen shumë mjete nga buxheti për shoqëritë kulturoro-artistike, ndërsa për pak më shumë investime mund të bëhet ende më shumë në fushën e kulturës.

“Bujanoci ka shtatë apo tetë shoqëri kulturoro-artistike, ndërsa nuk ka teatër, çka është nevoj reale e qytetit”, thotë Asllani.
 

Përshkak të masave të përgjithshme kursimit edhe kultura në Bujanoc do të duhet të tërheq rripin, sepse për këtë vit iu është zvogëluar buxheti për 500.000 dinarë. Mirëpo, kjo nuk do të reflektoj në ofertën kulturore të këtij institucioni, sepse ndarja e mjeteve për manifestime do të mbetet e njejta, por do të zvogëlohen mjetet për mirëmbajtjen teknike dhe momentale të objektit.

Në kuadër të Shtëpisë së Kulturës punon edhe Këndi Amerikan, i cili organizon kurse të gjuhës angeleze dhe prezentime të ndryshme.

“Banorët e Bujanocit janë shumë të interesuar për kurset e gjuhës angeleze dhe të cilët gjatë orëve i humbin të gjitha dallimet etnike në mes tyre”, thotë Asllani. OK Radio dhe Trupi Koordinues/perspektiva/

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments