(Sipas Filip Shirokës)
Qante i mjeri Zorraxhiu mendjevrari,
Për sipër varrit të një pushtetari:
-Pse qanë?- e pyeti Maloku, një ditë,
-Qaj – thotë – se unë n’bukë të tij jam rritë!
– O të marrtë djalli! – Maloku i thotë:
Pse e humb kohën, duke qa’ këtu me lot?!
Silli sa të holla sipër varrit të Tij,
Edhe pushtetari çohet përsëri!
Çohet se në varr nuk ka pushtet,
Pozitë, kolltuk e as kuletë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)